Kthehu pas
21.02.2018

Takim pune në minierën “Trepça” në Stantërg

Me kërkesë të Ambasadorit të Hungarisë shkëlqesia e tij z. Laszlo Markusz, Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale me datën 11.07.2017 organizoi një vizitë përkatësisht një takim pune në minierën “Trepça” Stantërg.

Takimi u zhvillua në drejtorinë e minierës, ku nga ana e KPMM-së në takim ishin Musa Shabani, Kryesues i Bordit dhe anëtarët e Bordit: Kemajl Zeqiri, Avdi Konjuhi e Festim Kutllovci, e nga miniera në këtë takim ishte prezent Drejtori i minierës z. Qazim Jashari dhe Inxhinieri z. Hamëz Hamëza.

Pas njoftimit me historikun dhe kronologjinë e prodhimtarisë së kësaj miniere, Ambasadori u njoftua edhe me resurset dhe rezervat tjera të Pb-Zn në Kosovë.

Veç tjerash Ambasadori u njoftua edhe mbi kushtet dhe veshtërsitë që po përballet miniera dhe Trepça si korporatë në përgjithësi, por edhe progresin e arritur në ruajtjen e strukturës së minierës dhe funksionalitetin e vijave teknologjike të minierës.

Nga ana e vet, Bordi i KPMM-së e njoftoi Ambasadorin lidhur me strukturën institucionale dhe kornizën ligjore minerare në vend, progresin dhe sfidat e zhvillimit të kësaj industrie në vend.

  • Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e përparme

 

Nga ana e tij Ambasadori theksoi rendësinë që kanë resurset minerale për zhvillim ekonomik, duke potencuar se Kosova ka një potencial minerar i cili sa më parë duhet të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, duke premtuar se do të punojë për rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve minerare hungareze the të vendit tonë. Po ashtu, Ambasadori theksoi se do të kontaktojë dhe informojë edhe kompanitë hungareze lidhur me potencialin dhe mundësitë minerare që ofron Kosova.

Delegacioni pas përfundimit të takimit vizitoi edhe muzeun shtetëror të kristaleve në Stantërg.